Sport

Uzuni në fushë, pezullohet ndeshja kundër Bilbaos në La Liga: Tifozi ndërron jetë në tribunë

Ndeshja e javës së 16-të në La Liga midis Granadës dhe Athletic Bilbao është pezulluar, pasi një tifoz në stadium ndërroi jetë pas një arrsti kardiak. Portieri i skuadrës së Bilbaos, Unai Simon ka njoftuar gjyqtarin Ortiz Arias për një incident të ndodhur në tribuna rreth minutës së 13-të të ndeshjes.

Incidenti, siç u raportua më pas nga spikeri i stadiumit, konsistoi në arrest kardiorespirator të një spektatori. Unai Simon ishte i pari që e vuri re incidentin dhe njoftoi arbitrin, i cili vendosi të ndërpresë lojën. Mjekët e të dy klubeve shkuan në vendngjarje për të ndërhyrë, por pak çaste më vonë janë rikthyer në stolat përkatëse ndërsa spektatori vijoi të trajtohet nga mjeku i urgjencës.

Për fat të keq edhe me ndihmën e mjekëve të dy skuadrave, sportdashësi s’ia doli të mbijetojë. “Liga dhe të dy klubet kanë rënë dakord të pezullojnë ndeshjen për shkak të vdekjes së tifozit në Los Cármenes”, thuhet në shënimin e dërguar në lidhje me këtë nga vetë klubi i Bilbaos.

Lojtarët e Granadës dhe Athletic u futën në dhomat e zhveshjes duke pritur që arbitri të jepte verdiktin për rifillimin e ndeshjes, duke mos ditur fillimisht gjendjen e tifozit dhe shpresuar në shërimin e tij; gjë që fatkeqësiht nuk ndodhi. Sfida u ndërpre në minutën e 18-të me rezultatin në favor të miqve 0-1, gol i shënuar nga Inaki Williams në minutën e 6-të. Në fushë për Granadan ishte edhe Myrto Uzuni./m.j

#Uzuni #në #fushë #pezullohet #ndeshja #kundër #Bilbaos #në #Liga #Tifozi #ndërron #jetë #në #tribunë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button