Aktualitet

FOTO: Mediu dhe biznesmeni i Gërdecit, me vila ngjitur në bregdet, fotot i publikoi gazetari i njohur para se të ndahej nga jeta

Në maj 2009, publicisti Ardian Klosi publikoi librin e tij të fundit “Katastrofa e Gërdecit”. Tre vjet më pas, i ndjeri u vetëvra. Pjesë prej libri janë botuar në DITA.Kjo vepër është frut i një pune të gjatë të tij mbi ngjarjen e Gërdecit, rrethanat dhe ngjarjet e tjera që i paraprinë. Libri përmban dokumentacion të pasur, referenca arshivore, mediatike dhe fotografi me personazhet e prekura nga tragjedia e Gërdecit.Kemi të bëjmë me një vepër, e cila kërkon ta vështrojë ngjarjen e Gërdecit, të pandarë nga skenat dhe prapaskenat e saj. Libri sjell gjithashtu, edhe dëshmi nga familjet e viktimave.Klosi, i njohur për modestinë e tij, nuk shpall ndonjë meritë të veçantë për zbulimin e dokumentave të bujshëm apo marrjen e ndonjë deklarate “bombë”, por në të vërtetë brenda librit gjen vërtetë të tilla.Një prej tyre është zbulimi i Klosit se ish-ministri Fatmir Mediu posedon vilë ngjitur me biznesmenin e Gërdecit, Delijorgji. Zyrtarisht Delijorgji ishte pronar i “Albademil”, firmës që kreu demontimin e municioneve në fabrikën e Gërdecit.Të dyja vilat gjenden pranë njëra tjetrës në brengdetin e Adriatikut në zonën e Golemit.

Klosi ka marrë dhe analizon me qindra pohime, dëshmi dhe dokumenta mbi aferat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe qeverisë shqiptare me armatimet dhe municonet. Kështu ndërtohet tabloja e një prej aferave më të mëdha korruptive të shtetit shqiptar në dy dekadat e fundit, që pati një kosto të madhe, e veç të tjerash, solli humbjen tragjike të 26 jetëve; fëmijë, gra, burra e pleq.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të enjten vendimin e pranimit të kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.Në njoftim thuhet se mbrojtësit e zgjedhur nga i pandehuri Fatmir Mediu kanë konfirmuar se i qëndronin kërkesës për gjykim të shkurtuar. Sipas gjykatës, nga verifikimi i akteve nuk janë gjetur akte procedurale të pavlefshme apo prova të papërdorshme./Dita

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button