Sport

Je te Real Madridi, kjo ndodhi edhe me Vinicius Junior –

Arda Guler është kthyer në një çështje te Real Madridi. Pavarësisht moshës së vogël, turku ia njeh mirë potencialin vetes dhe nuk pranon kurrsesi të qëndrojë në stol për kohë të gjatë, pa u aktivizuar, edhe nëse ekipi i tij quhet Real Madrid.

Por kjo situatë nuk është aspak e mirë për madrilenët dhe Anceloti ka folur qartë para ndeshjes që do të ketë me Real Sociedad. Trajneri i Realit ia ka bërë të qartë Guler se nëse nuk pranon vendimet, atëherë duhet të bëj gati valixhen.

“Kushdo që ka dyshime për vendimet e mia mund të vijë në zyrën time kur të dëshiroj. Nuk ka rast Guler këtu. Është pjesë e procesit, kjo ka ndodhur më parë me Rodrygo, me Vinicius Junior, me Valverden. I duhet kohë për të luajtur në ekipin më të mirë në botë, të gjithë e kuptojnë këtë, atë që nuk e kuptojnë…”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/

#Real #Madridi #kjo #ndodhi #edhe #Vinicius #Junior
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button