Aktualitet

“Mes gruas dhe dashnores”, policja seksi e Elbasanit, Anisa Kostani provokon sërish: Ti je e lindur për të qenë dëshira e një burri

Efektivja e policisë Anisa Kostani, duket se ka marrë veten nga aksidenti që pësoi disa muaj më parë dhe është rikthyer në showbizin shqiptar.“Mes gruas dhe dashnores: Ti je lindur për të qenë dëshira e një burri”, ka shkruar Kostani në një story në Instagram, teksa e ka shoqëruar me foton e tre librave. Librat e postuar në rrjetin social janë “Buzëqeshja që më mori jetën”, “Mes Gruas dhe Dashnores” dhe “Grua e fortë”, të cilët shoqërohen me pyetjen nga efektivja e policisë “Nga t’ia nis?”.

Ajo që bie në sy është fakti se librat kanë tituj mjaft provokues dhe nuk dihet se çfarë mesazhi ka nënkomisarja.Kujtojmë që Kostani u përfshi në një aksident në Tiranë gjatë muajit janar, kur ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra. Ky i fundit e drejtonte mjetin pa patentë dhe u përplas me një tjetër automjet tip “BMW” që drejtohej nga Kristofor Duka. Nga goditja, mjeti u përplas dhe me trafik ndarësen./Ballkanweb

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button