Berisha kërkon të rrëzojë Ramën me listat e vjetra të Lulzim Bashës –

Nga Kreshnik Spahiu
Pse Berisha po kandidon listën e Lulzim Bashës?
Telenovelës 4 vjeçare të luftës Berisha-Basha i erdhi fundi. Aktrimi i artistit të madh me luftën kundër kundër atij që 10 vjet e kandidoi për kryeministër është shndëruar në estradë.
Çdo mbrëmje në lajme të duket sikur sheh ritransmetim dhe të njëjtat skema pokitike të zgjedhjeve 2017 apo 2024.
Sali Berisha po shkon në zgjedhje me të njëjtat lista, me të njëjtët emra dhe me të njëjtët aleat që kishte Lulzim Basha.
Skenat groteske të hyrjes për negociata në godinë të Fatmir Mediut, Vangjel Dules, Agron Dukës përsëriten 20 vjet rreshte. Ky është i njëjti skenar i parë dhe i përsëritur disa herë:
– para Lulzim Bashës
– gjatë Lulzim Bashës
– pas Lulzim Bashës
Berisha ka 20 vjet që ka blerë logot e 4 partive duke i shkrirë ato brenda PD dhe duke ju garantuar kryetarëve emra të sigurtë në lista.
Po pse Berisha çdo ditë bën thirrje për zgjerimin e opozitës dhe ofetrat ja bën 20 vjet vetëm 4 kryetarve të partive të vjetra dhe jo të reja?
Çdo kush që di të lexojë politikën e kupton pse Berisha nuk i bën ofertë, Endri Shabanit, Adriatik Lapajt, Agron Shehajt, Arlind Qorrit, Eleni Kocaqit etj.
Çdo sondazh nxjerr 20% të gjitha partitë e reja që Berisha nuk i afron dhe nxjerrin 0% 4 partitë që Berisha i garanton në lista.
Qartazi Berisha nuk kerkon zgjerim koalicioni dhe as partner për të rrëzuar Edi Ramën por disa ushtarë të sigurtë në parlament.
Berisha nuk po lufton të dal koalicion i parë dhe të krijojë listë fituese. Ai thjesht e di rezultatin dhe po projekton listën humbëse me besnik në opozitë.
Pyetja tjetër pse Partia Demokratike nuk ka në listën e saj asnjë personalitet të ri apo njerëz të famshëm por vetëm xhaketat e vjetra që ishin dikur në listat e Lulzim Bashës?
Pas 4 vjet fushatë Rithemelimi nuk ka mundur të ketë as 2-3 emra të spikatur që të aderojnë për herë të parë në atë parti.
Berisha vazhdon me listat e Lulzim Bashës me të njëjtat emra që e larguan, e poshtruan, e akuzuan, e ofenduan, e degjeneruan, e denincuan madje dhe e helmuan me gaz në dyert e blinduar të partisë.
A nuk e kuptoni sa komike duket lista Berisha me të njëjtat emra që kishte 10 vjet lista Basha.
Pra Berisha kërkon ta rrëzoj qeverinë Rama me listat Basha.
Në këto kushte mbeten dy alternative:
– Ose afër Berishës nuk afrohet askush sepse e shikojnë si 100% humbës të zgjedhjeve.
– Ose Listat Basha i përgatiste Sali Berisha dhe prandaj ai kandidon 100% emrat që i vendoste vetë në lista por detyronte Lulzimin të firmoste.
Kandidimi i 100% listës Basha dhe 100% i aleatve Basha në 11 Maj, i hoqi maskën Sali Berishës, që fajin 10 vjet për humbjet i kishte Lulzim Basha. Në fakt pas listave, pas bojkotit dhe pas djegies mandateve ka qënë gjthmon ai, “lexhenda” e partisë.
#Berisha #kerkon #rrezoje #Ramen #listat #vjetra #Lulzim #Bashes
Java News