Presidenti rrëmben portierin dhe e torturon për 3 ditë, dyshonte për shitje ndeshjesh –

Një ngjarje skandaloze është regjistruar në Kamerun. Presidenti i Victoria United, klub i divizionit të parë rrëmbeu dhe e mbajti peng për tre ditë, portierin Djomeni Eric Parfait.
Presidenti Valentin Kwai, ka akuzuar portierin e skuadrës së tij, për shitje ndeshjesh dhe baste sportive.
Fillimisht ai e denoncoi lojtarin, por autoritetet nuk zbuluan shkelje. Në këtë situatë, Kwain vendosi ta rrëmbejë portierin Parfait dhe e mbajti peng për 3 ditë, duke e torturuar pa mëshirë.
Kjo u bë e ditur nga vetë nëna e lojtarit, e cila për mediat kamerunase tha se po mbahet peng dhe nuk lejohet të takohet me të.
Unioni Kombëtar i Futbollistëve të Kamerunit (Synafoc) reagoi, duke i dalë në mbështetje portierit.
“Drejtësi për Eric Parfait Djomeni! Portieri i ri i Victoria United u rrëmbye, u mbajt rob dhe u torturua nga presidenti famëkeq i klubit të tij, Valentin Kwain. Eric Parfait Djomeni ka mbështetjen tonë të plotë”, shkroi Jacques Marcel Itiga Itiga, menaxher i komunikimit.
#Presidenti #rrëmben #portierin #dhe #torturon #për #ditë #dyshonte #për #shitje #ndeshjesh
Java News