Aktualitet

Mjekët bënë sa mundën! I kanë trajtuar shumë mirë fëmijët –

Kanë reaguar familjarët e 4-vjeçarit, i cili ka humbur jetën më 22 shkurt nga një helmim, ndërsa motra 6-vjeçare mbetet akoma në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Euronews Albania, prindërit janë shprehur se mjekët i kanë trajtuar shumë mirë fëmijët dhe se është është një fatkeqësi e familjes ndërsa nuk kanë asnjë pretendim ndaj spitalit të Shkodrës dhe kanë bërë sa mundën për fëmijët.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar që të tregohet kujdes për raportimin e ngjarjes, pasi gruaja shtatëzanë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e përjeton keq.

Kujtojmë se 4-vjeçari i familjes Hasmegaj nga Shkodra ndërroi jetën ditën e shtunë, mirëpo kjo ngjarje u bë publike vetëm një ditë më parë, pasditen e së hënës.

Më datën 21 shkurt, i mituri u paraqit në spitalin e qytetit me të vjella, por pa çka se mjekët insistuan për mbajtjen e tij në pediatri, ishte babai i 4-vjeçarit ai i cili nuk pranoi që ta shtronte me argumentin se e gjithë familja e tyre ishte me virozë.

Ndërkohë, një ditë më pas i mituri u rikthye në spital por në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht, ashtu si dhe mjekët pohuan, pavarësisht ndihmës që këta të fundit i dhanë nuk mundën ta shpëtojnë 4-vjeçarin i cili ndërroi jetë 10 minuta pasi ishte paraqitur në spital.

Ndërkohë, 30 minuta më vonë, me të njëjtat simptoma u paraqit dhe motra e 6-vjeçare, e cila me urgjencë u nis drejt Tiranës për të marrë ndihmë të nevojshme mjekësore.

Nga ana tjetër policia përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se fëmijët ishin paraqitur në spital me viroza stinore, por burime për mediat bënë me dije se ka dyshime se fëmijët të jenë helmuar aksidentalisht me pesticide, (helm miu).

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe drejtori i spitalit Senad Halluni, i cili u shpreh se i mituri O. Hasmegaj erdhi fillimisht me të vjella të premten e 21 shkurtit rreth orës 16:40, ku i është kërkuar sipas tij nga stafi mjekësor shtrim i të miturit në spital, gjë e cila është kundërshtuar nga babai i 4-vjeçarit.

Sakaq, Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal lidhur me vdekjen e 4-vjeçarit O. Hasmegaj, i cili humbi jetën më 22 shkurt në spitalin e qytetit.

Pas ngjarjes, Prokuroria ka orientuar Policinë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për të kryer veprimet e para hetimore. Materialet e procedurës janë referuar dhe hetimet do të vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

#Mjekët #bënë #mundën #kanë #trajtuar #shumë #mirë #fëmijët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button