Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të nën-huazimit dhe nën-grantit për projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ngrohtores së Qytetit Termokos.

Në ceremoni fjalë rasti do të ketë nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë z. Jörn Rohde, Drejtori i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë z. Sergiy Maslichenko, Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë z. Johannes Madsen Stenbaek, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ngrohtores së Qytetit Termokos z. Fisnik Osmani.

Mdryshe Qeveria e Kosovë muaj më parë ka miratuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.



#Nënshkruhet #marrëveshja #për #projektin #Ngrohtores #Solare #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button