Aktualitet

Joao Felix për festimin e tij ndaj Atletico Madridit: Ishte një lehtësim për gjithçka që kam kaluar

​Ylli i ri i Barcelonës, Joao Felix, jo vetëm që shënoi kundër Atletico Madridit, por edhe festoi golin e tij, i cili ishte i vetmi në derbin e xhiros së 15-të të La Ligës. Portugezi shpjegoi pse ishte i kënaqur që shënoni kundër skuadrës që ende e zotëron.

“Ishte diçka spontane. Isha në vapën e lojës dhe ka qenë një lehtësim për gjithçka që kam kaluar gjatë verës. Vetëm të afërmit e mi e dinë se çfarë më ka ndodhur. Ky gol është për familjen time”, tha Joao Felix.

“Çdo javë njerëzit flasin për mua, por unë jam i qetë sepse nuk më intereson kush çfarë thotë dhe unë jam duke bërë punën time. Mundohem të përmirësohem çdo ditë.”

Portugezi komentoi edhe duartrokitjet që mori nga tifozët e Barcelonës:

“Nuk mund ta besoja. E di se sa i madh është ky klub dhe të kem tifozë që këndojnë emrin tim është diçka që nuk më ndodh shumë shpesh. Jam i lumtur dhe do të vazhdoj të punoj”.

 



#Joao #Felix #për #festimin #tij #ndaj #Atletico #Madridit #Ishte #një #lehtësim #për #gjithçka #që #kam #kaluar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button