Modelja dhe vajza e saj vr*ten nga ish-burri në vilën në Bodrum! 46-vjeçari mbështolli trupat me çarçaf, i lidhi me litar dhe i hodhi në një shpatin e një kodre
Nënë e bijë janë vrarë me armë në një vilë në Bodrum, që ishte marrë me qira nga viktima.
Raportohet se viktimat janë shtetasja ruse, Irina Dvizova, 42-vjeçe dhe vajza e saj, Dayana Dvizova, 15-vjeçe. Trupat e tyre janë gjetur të lidhur dhe të hedhur në një kodër.
Autor i krimit të dyfishtë dyshohet se është ish-bashkëshorti i modeles, i cili pas vrau 42-vjeçaren dhe vajzën e saj është larguar jashtë vendit.
Pasi humbi kontaktet me Irina Dvizova, shoqja e saj bjelloruse shkoi në shtëpinë ku po qëndronin nënë e bijë në Bodrum më 27 nëntor.
Kur gruaja bjelloruse hyri me forcë brenda banesës ajo pa gjurmë gjaku në dysheme, perde e divan, dhe telefonoi policinë.
Policia gjei 6 gëzhoja dhe ndoqi gjurmët e një automjeti për në Içmeler.
Trupat e gruas ruse dhe vajzës së saj u gjetën të mbështjellë me çarçafë dhe të lidhur me litar, hedhur në shpatin e pjerrët në Tavsanburnu.
Vrasësi dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj lituanez, Andrey Kuslevich. 46-vjeçari ka hyrë në territorin turk me makinë në Edrene më 20 nëntor dhe më pas u akomodua në një hotel në Bodrum.
Pasi ka kryer vrasjen, ai ka shkuar në Içmeler me mjetin e tij për të hedhur trupat e kufomave dhe ka qëndruar në atë zonë për 45 minuta.
Më vonë, ai ka shkuar në Ankara me makinën e Irina Dvizova më 24 nëntor dhe djalin e tyre 5-vjeçar, dhe nga aty fillimisht ka udhëtuar në Francë e më pas në Lituani.
Irina Dvizova ishte nënë e tre fëmijëve, ndërsa djali i madh i viktimës ka pretenduar se njerku ushtronte dhunë ndaj 42-vjeçares.
#Modelja #dhe #vajza #saj #vrten #nga #ishburri #në #vilën #në #Bodrum #46vjeçari #mbështolli #trupat #çarçaf #lidhi #litar #dhe #hodhi #në #një #shpatin #një #kodre
lajmetverteta