Aktualitet

Dy barazimet e fundit u kushtojnë shumë kuqezinjve, FIFA publikon renditjen e re

FIFA ka publikuar listën e përditësuar, pas marrjes së pikëve të radhës, me Kombëtaren e Uruguait, e cila ka bërë më mirë se gjithkush tjetër.

Përfaqësuesja “Celeste” arriti të fitojë të dyja sfidat e këtij muaji teksa fillimisht mposhtën, skuadrën e Argjentinës, me rezultatin e pastër 0 me 2 e më pas Bolivinë me rezultatin e thellë, 3 me 0, për t’u ngjitur nga vendi i 15-t, në të 11-tin.

Përsa i përket kombëtares kuqezi, dy barazimet ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe na kanë kushtuar shumë, duke u pozicionuar tashmë në vendin 62-të të renditjes ose e thënë ndryshme kemi humbur 3 pozicione në tabelë, që nga përditësimi i fundit.

Në krahun tjetër, Kosova arriti të marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në 3 përballjet e nëntorit, respektivisht ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë, mirëpo humbja nuk është se ndikoi shumë, me “Dardanët” që janë ngjitur me plot 4 vende në renditjen e Kombëtareve.

/f.s

#barazimet #fundit #kushtojnë #shumë #kuqezinjve #FIFA #publikon #renditjen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button