Aktualitet
Sulm terrorist në Jeruzalem, tre të vravë dhe gjashtë të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën gjatë të shtënave në Jeruzalem, këtë të enjte. Autoritetet e përshkruan sulmin si terrorist.
“Terroristët janë nga Jeruzalemi Lindor. Ata ishin të armatosur me pushkë M-16 dhe një pistoletë. Ata mbërritën me një makinë dhe hapën zjarr ndaj civilëve,” tha shefi i policisë, Doron Turgeman.
Turgeman tha se sulmuesit u vranë nga dy ushtarë dhe një civil.
Një nga viktimat u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy të tjerë u shpallën të vdekur në spital.
Në një përditësim u njoftua se sulmuesit hapën zjarr ndaj civilëve në stacionin e autobusëve rreth orës 7:40 të mëngjesit.
/a.r
#Sulm #terrorist #në #Jeruzalem #tre #të #vravë #dhe #gjashtë #të #plagosur
Java News