Ndeshje e veçantë sonte për Ilir Dajën në krye të Ballkanit
Skuadra e Ballkanit e zhvillon sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference League.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Viktoria Plzen, me takimin që luhet me fillim nga ora 18:45, shkruan Sport.
Ndryshe nga herat e tjera, Ballkani kësaj here si vendas do të luajë në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, për shkak të gjendjes së tmerrshme të fushës në ‘Fadil Vokrri’.
Momentalisht, Ballkani ka 4 pikë në vendin tretë, aq sa ka edhe Asanta në vendin e dytë, e cila me fillim nga ora 16:30 do të përballet me Dinamo Zagrebin e vendit të fundit dhe pikërisht aty, Ballkani do t’i konvenonte shumë një barazim.
Kjo përballje është speciale edhe për teknikun Ilir Daja, jo vetëm për rikthimin e tij në kryeqytet, por edhe për shkakun se do ta drejtojë Ballkanin në ndeshjen numër 100.
/ Sport/
#Ndeshje #veçantë #sonte #për #Ilir #Dajën #në #krye #të #Ballkanit
gazetablic.com