Aktualitet

“Jam i zhgënjyer”, Giroud pas penalltisë së humbur: Ndjehem keq për tifozët

Milan komplikoi rrugën në Champions League pas disfatës shtëpiake 1-3 ndaj Borussia Dortmund.

Kuqezinjtë tashmë nuk e kanë më fatin e kualifikimit në këmbët e tyre dhe varen nga rezultati i ndeshjes mes Borussia Dortmund dhe PSG. Ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë për italianët nëse Olivier Giroud nuk do të kishte gabuar nga pika e bardhë në startin e sfidës.

Francezi gaboi penalltinë dhe më pas miqtë kaluan në avantazh. Nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Giroud tregon të gjithë dëshpërimin për penalltinë e humbur teksa firmos bluzën e një tifozi në dalje të qendrës stërvitore, Milanello.

“Ndjehesh keq kur gabon, më shumë edhe për tifozët. Pas gjithë asaj ndeshje dhe sakrifce që bëmë kundër PSG, jam vërtet i zhgënjyer”, theksoi Giroud.



#Jam #zhgënjyer #Giroud #pas #penalltisë #së #humbur #Ndjehem #keq #për #tifozët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button