Faqja e organizatës më të madhe të tenisit në botë ‘vishet’ kuq e zi, flamuri autokton i ‘çmend’ serbët

Organizata e Profesionistëve të Tenisit (ATP) është organi drejtues dhe kryesor i qarqeve profesionale të tenisit për meshkuj – ATP Tour, ATP Challenger Tour dhe ATP Champions Tour.
Si e tillë, ATP mbulon aktivitetet kryesore të tenisit, kurse faqja zyrtare ka mbi 3.2 milionë ndjekës nga e gjithë bota në faqen zyrtare të ‘Facebook’, shkruan Sport.
Një urim i veçantë për gjithë shqiptarët erdhi pikërisht në ditën e lavdishme të 28 nëntorit, por shoqëruar edhe me një foto fantastike me flamurin autokton të shpalosur në Beograd.
Natyrisht, detajet e tjera do të mësohen tutje, sepse ky flamur i bukur është vendosur edhe në foton e profilit dhe kopertinë.
/ Sport/
#Faqja #organizatës #më #të #madhe #të #tenisit #në #botë #vishet #kuq #flamuri #autokton #çmend #serbët
gazetablic.com