Aktualitet
VIDEO/ Fuoristrada bllokohet në lumë, rrezikojnë mbytjen 3 persona në Kolonjë

Tre banorë të fshatit Prodan në Kolonjë kanë rrezikuar të mbyten në ujërat e përroit Prodan – Gjonç.
Te tre personat po udhëtonin me një mjet fuoristradë me të cilin kanë tentuar të kalojnë në ujin e rrëmbyer të lumit. Për shkak të prurjeve të shumta, mjeti ka mbetur i bllokuar në rrjedhën e lumit.
Banorët e fshatit kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës të bashkisë te cilët ndihmuan banorët e bllokuar në mjetin e tyre që të dalin nga lumi.
/f.s
#VIDEO #Fuoristrada #bllokohet #në #lumë #rrezikojnë #mbytjen #persona #në #Kolonjë
Java News