VIDEO/ ‘Legjionarët’: Gol e asist, Sokol Cikalleshi kthehet i frymëzuar nga Kombëtarja në kampionatin turk

Goli i shënuar me Kombëtaren shqiptare të futbollit në Moldavi dhe që shërbeu për kualifikimin në Euro 2024, duket ka motivuar më shumë Sokol Cikalleshin, i cili sot është bërë protagonisti kryesor i fitores së Koniaspor ndaj Kasimpasa në kampionatin turk.
Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në suksesin 2-0 të ekipit të tij, që mori një fitore të rëndësishme për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Në ndeshjen e sotme, Cikalleshi shënoi golin e avantazhit në minutën e 64-t të ndeshjes pas një asisti të shkëlqyer të Morenos.
Më pas, në minutën e 77 ishte ai që dha asistin për Guijerme, i cili shkoi drejt portës dhe lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal në rrjetë duke vulosur fitoren 2-0.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i pestë i Cikalleshit në këtë kampionat me fanellën e Koniaspor, ndwësa ka dhënë edhe dy asiste./m.j
#VIDEO #Legjionarët #Gol #asist #Sokol #Cikalleshi #kthehet #frymëzuar #nga #Kombëtarja #në #kampionatin #turk
Java News