Aktualitet
Maldini: “U përpoqa ta transferoj Messin në Milan”

Ish-drejtori i Milanit, Paolo Maldini konfirmon se për 10 ditë ne u përpoqëm të transferonin Lionel Messin në San Siro kur ai u largua nga Barcelona.
Legjenda po fliste me aktorin Giacomo Poretti në emisionin e tij PoretCast dhe foli për karrierën e tij, si lojtar dhe si drejtor.
“Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur”, ka rrëfyer Maldini.
“Kur lexova se mund të shkonte edhe te Interi, u tremba!”.
Maldini u pyet gjithashtu për garën aktuale të Scudetto-s përpara përballjes së së dielës mes Interit dhe Juventusit në krye të tabelës.
“Interi tashmë e ka fituar atë”, ishte përgjigja e tij.
/ Sport
#Maldini #përpoqa #transferoj #Messin #në #Milan
gazetablic.com