Aktualitet

Preç Zogaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore e ka ndërlikuar situatën

Analisti Preç Zogaj i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan foli për situatën parlamentare në vend. Ai u shpreh se opozita mund ta ndalonte aksionin e saj që të diskutohej mbi Buxhetin 2024 dhe pastaj mund të riktheheshin tek aksioni i tyre.

“Nuk ka rast më të mirë opozita për të treguar. Ajo vjen vetëm njëherë dhe mund ta shtyjnë këtë lëvizje që po bëjnë sepse aty ka dy tre opozita që duan të flasin për buxhetin dhe ata kanë penguar edhe kolegët e tyre për të folur për një çështje themelore. Në këtë fazë të miratrimit në parim të buxhetit mund të kishin vendosur t’i jepnin një shanc dhe pastaj të riktheheshin tek ajo që po bëjnë. Unë them që komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese që janë përfshirë në Kushtetutë dhe legjislacionin e vendeve demokratike për t’i dhënë pushtet opozitës, për të ushtruar funksionin e saj kontrollues ndaj maxhorancës. Tani këtu e kanë ngatëruar pak sepse të gjitha palet kanë marrë pjesë për ta ndërlikuar këtë gjë, por kryesisht qeveria duhet të jetë e hapur për këtë të drejtë të opozitës.”

Gjithashtu ndër të tjera analisti theksoi se vendimi i gjykatës Kushtetuese për të mos legjitimuar një të pestën e deputetëve të opozitës që kanë ankimuar refuzimin e së drejtës për të ngritur komision hetimor për investime strategjike e ka ndërlikuar situatën sepse i ka dhënë mundësi shumicës që të justifikohet që ata i pranojmë komisione hetimore, por jo në shkelje të Kushtetutës.

“Vitin e kalur në Tetor gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim duke mos e legjitimuar një të pestën e deputetëve të opozitës që kanë ankimuar refuzimin e së drejtës për të ngritur komision hetimor për investime strategjike. Në thelb gjykata Kushtetuese e ka konsideruar këtë si një mosmarrëveshje kompetence dhe sipas leximit tim ja ka deleguar një gjykate tjetër sepse një mosmarrëveshje kompetence nuk mund të ngelet përgjithmonë e pagjykuar kërkund. Gjykata Kushtetuese nuk e gjykon, kujt ja ka deleguar? Duket sikur e kanë lënë jetim dhe kjo mendoj unë e ka ndërlikuar sepse i ka dhënë mundësi shumicës që të justifikohet që ne pranojmë komisione hetimore, por jo në shkelje të Kushtetutës.”

/a.r

#Preç #Zogaj #Vendimi #Gjykatës #Kushtetuese #për #komisionet #hetimore #ndërlikuar #situatën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button