Aktualitet

Erling Haaland nuk e harron ish skuadrën e tij, ka një gjest që meriton lëvdata

Erling Haaland nuk e harron skuadrën e Bryne, klubin nga i cili u largua në 2017, dhe bëri një gjest që ka merituar lëvdata.

Bryne do të luajë në play-off për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të futbollit norvegjez për herë të parë që nga viti 2006 dhe, sipas TV2 , sulmuesi i Manchester City shpenzoi rreth 12 mijë euro për të blerë bileta treni për tifozët për në Kristiansand. Për ata që nuk shkojnë me tren, Haaland ishte gjithashtu i gatshëm të paguante për biletat e autobusit, përcjell Sport.

Bjorn Hagerud Roken, drejtor marketingu në Bryne, i cili nuk ka luajtur në ligën e parë që nga viti 2003, nuk zbuloi se kush e bëri dhurimin.

“Nga ana e klubit është diçka sekrete. Nuk mund të themi shumë veçse ta konsiderojmë fantastike që kemi mundësinë të dërgojmë sa më shumë fansa në Kristiansand. Kohët janë të vështira financiarisht, gjë që e bën më të vështirë përcaktimin e përparësive dhe kalimin në ndeshje si këto. Kjo sigurisht që do t’u japë mundësi më shumë fansave të udhëtojnë”, tha ai duke folur për TV2 .

Ole Morten Hobberstad, zyrtar i shtypit, nuk ndoqi të njëjtën rrugë si drejtori i marketingut.

“Është mirë që Erling dëshiron të mbështesë udhëtimin e tifozëve të Bryne, është diçka që e vlerëson e gjithë vendi. Kontribuon që shumë tifozë, të cilët fillimisht nuk e panë këtë si prioritet, të mund të vijnë të mbështesin skuadrën”, tha ai.

/ Sport/



#Erling #Haaland #nuk #harron #ish #skuadrën #tij #një #gjest #që #meriton #lëvdata
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button