Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Alqi Bllako dhe Lefter Koka mungojnë, çfarë pritet të ndodhë sot në seancën e gjyqit

Sot në orën 14:30, në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pritet seanca e parë e gjykimit për Inceneratorin e Elbasanit. Sot, pritet vendimi i trupës gjykuese nëse disa prej të pandehurve do t’u pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Etleva Kondi, një prej 10 të akuzuarve ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me tenderat duke kërkuar dhe procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkohë që do të mungojë në sallë ish-ministri Lefter Koka dhe zyrtari i lartë, Alqi Bllako.Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë mbyllur. Të pandehur janë marrë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa.

Të arrestuar janë vetëm katër prej tyre, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button