Aktualitet

Zbulohen pjesët e trupit të një njeriu në Xarrë të Sarandës, dyshohet për Sulovarin dhe “Koçolen”

Policia e Sarandës ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë e Konispolit. Sipas burimeve policore, trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht, ndaj ekspertët thonë se ka inde përmes të të cilave mund të bëhet e mundur analiza e ADN-së.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit, në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë nga Tirana.

Dyshimet e para e lidhin këtë ngjarje me zhdukjen e dy personave në Sarandë, Leonard Thodhorit i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit, të dy me precedentë penalë. Por hetuesit janë të rezervuar në dhënien e detajeve.

/a.r

#Zbulohen #pjesët #trupit #të #një #njeriu #në #Xarrë #të #Sarandës #dyshohet #për #Sulovarin #dhe #Koçolen

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button