Aktualitet

“Luftë” mes Konservatorëve në Britani, Braverman sulmon ashpër Sunak: Je tradhtar i kombit!

Ish-sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman nuk e ka pritur aspak mirë shkarkimin që Rishi Sunak i bëri vetëm pak orë pasi ajo dënoi protestën pro-Palestinës, ku 300 mijë njerëz tubuan në Londër.

Sipas teorisë “hakmarrja shërbehet më mirë e ftohtë”, Braverman i ka hapur të gjitha kartat duket hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit.

Braverman e akuzon Sunak për “tradhti ndaj kombit dhe dështime të përsëritura” në qeverisje, duke pretenduar se kryeministri ka refuzuar një marrëveshje që dyshja ndërmjetësoi kur ajo mbështeti ofertën e tij për udhëheqjen e vendit vitin e kaluar.

Me sëpatë të madhe, ish-sekretarja e Brendshme në letrën e jashtëzakonshme godet udhëhesin e Konservatorëve duke e cilësuar si lider “të dobët”, të paaftë për të menaxhuar krizën e emigrantëve dhe protestat.

Dikush duhet të jetë i sinqertë: plani juaj nuk po funksionon, ne kemi pësuar humbje rekord në zgjedhje, keni dështuar dhe koha po mbaron. Ju duhet të ndryshoni kursin urgjentisht“, thotë Braverman.

Më tej ajo e akuzon ish-shefin e saj se ka dështuar të ashpërsojë gjuhën ndaj gjyqtarëve europianë që mbajnë peng marrëveshjen e Ruandës për emigrantët.

Sulmi prej tre faqesh i Braverman rrezikon ta zhysë Partinë Konservatore në luftë civile ndërsa aleatët e saj po ashtu kanë filluar të ushtrojnë presion mbi Sunak.

Suella e përbuzur tashmë besohet gjerësisht se ka ambicie për lidershipin dhe mund të shndërrohet në një makth për kryeministrin Sunak.

#Luftë #mes #Konservatorëve #në #Britani #Braverman #sulmon #ashpër #Sunak #tradhtar #kombit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button