Parashikimi/ Euro do të këmbehet mesatarisht me 109 lekë deri në 2026

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pret që kursi i këmbimit euro-lek të mos e kalojë nivelin e 110 lekëve për tri vitet e ardhshme. Në relacionin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, “financat” parashikojnë se një euro do të këmbehet mesatarisht me 109.5 lekë deri në fundin e vitit 2026.
“Nëse rrugës nuk do të kemi ndodhi të jashtëzakonshme, atëherë mund të themi se parashikimi i MFE është objektiv,” shprehet Dritan Vakaj, kryetar i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor.
E teksa nuk pritet një forcim i euros, për Shoqatën e Agjencive të Këmbimit Valutor, e kundërta mund të ndodhë me monedhën kombëtare.
“Mbiçmimi i lekut mund të jetë edhe më i fortë nëse Banka e Shqipërisë do të vijojë me politikën e saj në drejtim të rritej së normës bazë të interesit.”
Ministria e Financave dhe Ekonomisë pret ndërkohë që dollari amerikan të ruajë një pozicion më të fortë për tri vitet e ardhshme, duke u këmbyer mesatarisht me 101.5 lekë.
/f.s
#Parashikimi #Euro #të #këmbehet #mesatarisht #lekë #deri #në
JavaNews