Aktualitet

“Pakoja e Madhe” 6 miliardë euro, Sa të përgatitura janë bizneset shqiptare për të përfituar?

Pas turit që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria, Serbia Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina do mund të aplikojnë së afërmi për të përfituara nga e ashtuquajtura “pakoja e madhe”.

Në dispozicion për gjashtë vendet e rajonit janë 6 miliardë euro, prej të cilave 2 miliardë grante dhe 4 miliardë kredi.

Po sa të përgatitura janë sipërmarrjet shqiptare për të përfituar?

“Ne kemi marrë disa masa që të reduktojmë emigrimin e trurit, e kemi të paevitueshme të konkurrojmë me vendet europiane për pune, është një sfidë, por që mund të tejkalohet, pagat janë një pjesë e zgjidhjes, mirëqenia dhe të ardhurat për frymë, është një pjesë, pjesa tjetër dhe ajo që do të synojmë është mundësia që kanë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri duke nxitur incetivën sipërmarrëse,” shprehet ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj.

Java globale e sipërmarrjes, e cila nis të hënën, vlerësohet si mundësi për të orientuar bizneset në vend me qëllim përfitimin nga “pakoja e madhe”.

 Po punojmë për një strategji që do të zhvillojë ekosistemin e start up, jo vetëm si ide dhe pikënisje, por ndjekjen në të gjithë ciklin e tyre, ngritja e disa institucioneve private ose shtetërore për financimin e tyre, aksesi në financë është një nga problematikat kryesore që një biznes i vogël ka dhe ne do të punojmë për të ngritur këtë strukturë, që të ketë kanale financimi jo vetëm në banka, pra mundësia e të rinjve që të hapin sipërmarrjen e tyre duke zhvilluar kapacitet dhe infrastrukturën, është një punë që do të jap rezultat në të ardhmen.

Fondi prej 6 miliardë eurosh në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor u vendos në kuadër edhe të Procesit të Berlinit, samitit të cilit u zhvillua në Tiranë këtë vit.

/a.r

#Pakoja #Madhe #miliardë #euro #të #përgatitura #janë #bizneset #shqiptare #për #të #përfituar
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button