Aksident në Rrugën e Arbrit/ Njëri nga mjetet largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në By-passin e Rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet i aksidentuar dhe i braktisur, që dyshohet të jetë përplasur me një tjetër mjet.
Në vendin e ngjarjes duken pjesët e thyera edhe të makinës së dytë, ndërsa ajo është larguar nga aty.
Banorë të zonës thanë se në mjetin tip Benz, që ka mbetur në vendin e ngjarjes ka të dëmtuar të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore me autoambulancë drejt Klosit.
Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë rrugore të Tiranës.
Kujtojmë se në vendin e aksidentit të sotëm, kanë ndodhur me dhjetëra përplasje automjetesh për shkak të kthesave shumë të forta dhe rrugës së ngushtë.
Situata më problematike bëhet gjatë ditëve me shi.
#Aksident #në #Rrugën #Arbrit #Njëri #nga #mjetet #largohet #nga #vendi #ngjarjes
Lapsi.al