Ndeshja e La Liga shtyhet vetëm nga Muriqi: arsyeja është thelbësore për Mallorca

Kosovë-Izrael do të zhvillohet më 12 nëntor, një periudhë jashtë pauzës së përcaktuar të kombëtareve, për të kompensuar ndeshjen e shtyrë për shkak të luftës që shpërtheu në Izrael. Kjo do të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e kampionateve, në kohën kur Mallorca duhet të përballet me Cadiz në La Liga. Sigurisht që, në këtë rast, ata do të duhej të bënin në fushë pa sulmuesin e tyre kryesor Vedat Muriqi. Kështu, që balearët kërkuan shtyrjen e ndeshjes dhe morën miratimin e Juez Único de Competición.
Muriqi ka shënuar katër gola këtë sezon për Mallorca, që po përballet një seri prej shtatë ndeshjesh pa fitore në kampionat. FIFA zgjati periudhën e pauzës ndërkombëtare për Kosovën dhe Izraelin për shkak të shtyrjes së lojës së tyre. Kjo do të thotë se klubet janë të detyruara të lirojnë lojtarët e tyre në skuadrat kombëtare. Pushimi ndërkombëtar fillimisht ishte planifikuar të fillonte të hënën.
Lexo më tej: Video/ Muriqi tremb Barcelonën e futet në historinë e La Liga: gol e asist i kosovarit
Trajneri i Cadiz, Sergio González kishte thënë se klubi i tij duhet të ishte përfshirë në vendimin nëse do të shtyhej ndeshja e kampionatit dhe për të diskutuar një datë të re. Tani gjithcka është përcaktuar: sfida e shtyrë e javës së 13 të La Liga do të luhet në 29 dhjetor në orën 21. Mallorca ndodhet në vendin e 17 në renditjen e kampionatit spanjoll, pak jashtë zonës së rënies. Cadiz është një vend përpara Mallorca.
El encuentro aplazado por resolución de la Jueza de Competición de la RFEF de la Jornada 13 de #LALIGAEASPORTS entre el @RCD_Mallorca y el @Cadiz_CF se disputará el miércoles 29 de noviembre a las 21:00 horas.
— LALIGA (@LaLiga) November 7, 2023
#Ndeshja #Liga #shtyhet #vetëm #nga #Muriqi #arsyeja #është #thelbësore #për #Mallorca
Lapsi