Video/ Ronaldo ende një përbindësh: finte që shtriu në bar tre mbrojtës, pastaj gol në trekëndësh

Cristiano Ronaldo reagoi ashtu si di, ndaj trofeut të tetë të Topit të Artë të rivalit Messi. E jo vetëm me ndërhyrjen sarkastike në rrjetet sociale, por me aftësitë në fushë, që nuk i janë zbehur fare. Gjeste teknike që tregojnë se si mosha është vetëm një numër për portugezin 38-vjeçar. Në vitin 2023, ai ka shënuar pambarimisht, duke i qendruar besnik mesatareve monstruoze që ka arritur në karrierën e tij.
Në ndeshjen e Saudi Pro League, Al Nassr fitoi 2-0 ndaj Al-Khaleej, Ronaldo shënoi golin e 16 sezonal në 15 ndeshjet e luajtura për klubin e Riadit, duke shtuar gjithashtu 9 asiste. Skuadra e drejtuar nga Luis Castro është e dyta në renditje pas Al Hilal të Milinkovic-Savic, Mitrovic e Koulibaly. Ata janë më të vendosur se kurrë për të fituar titullin, si dhe për të hyrë në Ligën e Kampionëve të Azisë, ku po dominon raundin kualifikues.
Lexo më tej: Video/ Ronaldo shtang portierin si në kohët e arta: goditja e dënimit fantastike i jep fitoren Al Nassr
🚨🚨| GOAL: GREAT GOAL FROM RONALDO!!!
— CentreGoals. (@centregoals) November 4, 2023
KLAS E POTENCË, SI DIKUR…
Me një Cristiano si ky, gjithçka duket e mundur. Goli që hapi rezultatin në pjesën e parë ndaj Al-Khaleej i përket galerisë së kryeveprave vintage të kampionit nga Madeira. Aymeric Laporte, në të majtë, shërbeu për Ronaldo në hyrje të zonës me shpinë nga porta. Portgezi u gjend përballë tre kundërshtarëve. Në atë moment ai bëri sikur goditi, duke bërë të shtriheshin të tre lojtarët përballë tij. CR7 pastaj lëshoi një goditje të pandalshme në kryëqëzimin e shtyllave.
Sensational 🔥
Feeling.. Atmosphere.. GOAT. pic.twitter.com/WOAPtWh934— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) November 4, 2023
Ronaldo më pas e përfundoi punën në pjesën e dytë, duke i kthyer favorin Laporte, me pasimin për 2-0 final. Metri në vitin kalendarik thotë 44 gola në 48 ndeshje të luajtura mes klubit dhe kombëtares. E jemi ende në fillim të nëntorit. Nëse dikush është në kërkim të shenjave të rënies, është më mirë të kërkojë diku tjetër…
#Video #Ronaldo #ende #një #përbindësh #finte #që #shtriu #në #bar #tre #mbrojtës #pastaj #gol #në #trekëndësh
Lapsi