Zhbllokohen rrugët/ ARRSH: Sot qarkullim normal në të gjitha akset nacionale

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se pas problemeve të shkaktuara në disa akse nacionale, grupet e punës në terren kanë bërë të mundur zhbllokimin e tyre dhe situata sot paraqitet e normalizuar:
“Gjatë natës reshjet e shiut kanë vazhduar në të gjithë vendin shoqëruar me stuhi dhe erë, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në akset: Skuraj-Peshkopi, Hani i Hotit–Tamarë, Bogë–Theth, Kukës–Shishtavec, Vau Dejës–Pukë, Bajram Curri–Valbonë, Qafë Mali-Fierzë, Bujan–Qafë Morinë, Elbasan–Qafë Thanë dhe Përmet–Çarshovë, ku tashmë rrugët janë pastruar dhe lëvizja e mjeteve kryhet normalisht.
Grupet e punës së mirëmbajtjes kanë qenë gjatë gjithë natës në terren duke punuar për të siguruar qarkullim normal në të gjitha akset nacionale,” shprehet ARRSH.
/f.s
#Zhbllokohen #rrugët #ARRSH #Sot #qarkullim #normal #në #të #gjitha #akset #nacionale