Aktualitet
Stuhi e fortë/ Bllokohen 23 turistë në Kanionin e Langaricës

Moti i keq ka përfshirë prej orësh vendin tonë, me stuhi dhe reshje të dendura shiu. Për pasojë dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në hyrje të Kanionit.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve në parkun e përmbytur.
Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim – shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.
Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit. Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).
#Stuhi #fortë #Bllokohen #turistë #në #Kanionin #Langaricës
Lapsi