Shëndeti

Moti i keq, OSHEE: Rikthehet energjia në 73% të zonave të prekura

Brigadat e OSSH vijojnë punën në terren, ku prej 7 orësh janë angazhuar për riparimin e defekteve shkaktuar nga dëmtimi i linjave prej motit të keq.

Reshjet e shiut dhe shkarkesat atmosferike sollën avari në disa pjesë të rrjetit elektrik, si rrëzim/thyerje shtyllash, prezencë uji në kabina, këputje përcjellësi në linjat ajrore, etj.

Aktualisht puna vijon me ritme të kënaqshme, sipas OSHEE, pavarësisht se moti i keq pengon elektricistët të avancojnë më shpejtë me proceset e operimit.

Aktualisht ka një përmirësim të furnizimit me energji elektrike me 73% për zonat e prekura nga defektet e motit të keq.

Vlen të theksojmë se linjat e tensionit të lartë 35kV dhe n/stacionet kanë punuar rregullisht, ndërsa linjat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

/a.d

#Moti #keq #OSHEE #Rikthehet #energjia #në #të #zonave #të #prekura

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button