Shëndeti

“More në qafë gjithë ato goca të reja”. Debati Berisha-Balla në Kuvend: Mos i ndërze deputetët, palaço!

Mes tensioneve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk kanë munguar përplasjet edhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe të shumicës, Sali Berisha ka shkëmbyer akuza me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

“Mos i ndërze deputetët, palaço!”, iu drejtua Berisha, Ballës, teksa ky i fundit zuri vend në karrigen e tij. “More në qafë gjithë ato goca të reja”, iu përgjigj Balla, para se të largohej nga salla.

Përplasje të ashpër pati edhe mes deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe atij demokrat Edmond Spaho, të cilët edhe shtynë njëri-tjetrin teksa debatonin për bllokimin e foltores me karrige, duke mos lejuar deputetët të ulen.

“Kjo që shihni është grevë. Duhet të respektoni grevën”, iu tha Berisha deputetëve socialistë duke i ftuar të largoheshin nga salla. Por një pjesë e tyre, që arritën të uleshin, nuk kanë lëvizur nga salla.

/a.r

#në #qafë #gjithë #ato #goca #të #reja #Debati #BerishaBalla #në #Kuvend #Mos #ndërze #deputetët #palaço

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button