Aktualitet

Rrëmuja në Kuvend, Berisha: Nuk do të tërhiqemi deri sa të rikthejmë kushtetutën

Seanca e sotme plenare ka nisur me përplasje. Ish-kryeministri, Sali Berisha mori fjalën e tha se ata nuk do të tërhiqen deri sa të rikthejnë kushtetutën.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim. Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

Ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese, të mohuara në mënyrën më brutale, por që janë interesi, në vlerësimin tonë, i të gjithë shqiptarëve që duan pluralizmin, por janë interesi i të gjithë atyre që votuan kundër qeverisë, për një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë, kryetarin e të cilës ta caktojë Edi Rama. Kjo nuk mund të ndodhë” u shpreh Berisha.


#Rrëmuja #në #Kuvend #Berisha #Nuk #të #tërhiqemi #deri #të #rikthejmë #kushtetutën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button