Aktualitet

McGonigal dhe Rama/ Ish-agjenti i FBI-së: Nëse kryeministri shqiptar do të ishte i përfshirë në aktivitete kriminale…

Ish-agjenti i FBI-së, Michael Grimm tha në një intervistë për Eurneës Albania se nëse kryeministri Rama do të ishte i përfshirë në aktivitete kriminale për sa i takon çështjes McGonigal, kjo do të ishte përfshirë në mënyrë specifike.

Sipas ish agjentit të FBI-së dhe avokatit, Grimm, fakti se kryeministri Rama përmendet në këtë çështje nuk e bën atë fajtor për ndonjë krim të caktuar.“Çdo aktakuzë është unike, në këtë rast është përmendur emri i kryeministrit Rama, por kjo nuk do të thotë se kryeministri është fajtor për ndonjë krim të caktuar. Sipas meje, nëse kryeministri do ishte përfshirë në aktivitete kriminale kjo do të ishte shprehur në mënyrë specifike. Unë jam avokat dhe kurrë nuk do ia vija fajin dikujt pa i marrë parasysh të gjitha faktet dhe pa i dhënë mundësinë personit në fjalë, pra kryeministrit, një mundësi që të mbrohet dhe t’i përgjigjet çdo lloj pyetjeje që mund të jetë bërë për të”,-tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button