Aktualitet
Turisti çek gjen vdekjen tragjike në Himarë, policia zbardh ngjarjen

Një turist çek ndërroi jetë tragjikisht ditën e sotme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 te përroi i Palasës.
Dyshimet e para janë se për shkak të një infarkti, turisti humbi kontrollin mbi parashutën duke rënë dhe ndërruar jetë. Hetimet vazhdojnë.Himarë/Informacion paraprakSot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.