Sport
Deputeti gjerman: SPAK duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti s’mbron deputetin, por punën e Parlamentit

Deputeti gjerman i CDU/CSU, Gunther Krichbaum, i quajti absurd deklaratat për politizimin e SPAK.
Duke marrë shkas nga hetimet që SPAK ka nisur ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha ai tha se:
“Imuniteti nuk mbron deputetin, por punën e parlamentit. Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë” tha Krichbaum.
Ai tha se nuk ka takuar Sali Berishën pasi është nën akuza mjaft të rënda: “Eshtë edhe Non Grata në SHBA”.
/f.s
#Deputeti #gjerman #SPAK #duhet #mbrojmë #sulmojmë #Imuniteti #smbron #deputetin #por #punën #Parlamentit