Aktualitet

Sulmet e Berishës ndaj SPAK janë absurde

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU, një ditë pas takimit me Lulzim Bashën në Tiranë, ka deklaruar se SPAK duhet që të mbështetet dhe jo të sulmohet. Në një deklaratë për mediat, Krichbaum duke marrë shkasë nga komentet që ka bërë Berisha për punën e SPAK, ka theksuar se imuniteti mbron funksionalitetin e parlamentit dhe jo të deputetit. Sipas tij lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është një çështje që ndiqet me shumë vëmendje nga Bundestagu.

“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë; në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imunitetit. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfëri e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja. Të dy strukturat duhet të merren me këtë çështje, që shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai.


#Sulmet #Berishës #ndaj #SPAK #janë #absurde

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button