Vangjeli: Nëse Berisha nuk i nënshtrohet kësaj mase sigurie prokurorët mund të kërkojnë edhe arrestimin e tij

Emisioni “Opinion” në Tv Klan edhe mbrëmjen e sotme është ndalur tek SPAK dhe veprimtarimtaria e tij ku më së shumti janë ndalur tek situata aktuale mbi akuzat ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. I ftuar në studio është edhe analisti Lorenc Vangjeli i cili është shprehur se sipas procedurës nëse Berisha nuk i nënshtrohet kësaj mase prokurorët mund të kërkojnë një masë më të rëndë, deri në arrestimin e tij.
Ndër të tjera Vangjeli u shpreh se ajo çfarë ndodhi të Enjten në parlament ishte paralajmërim i Berishës për këtë gjë.
“E zeza ‘ster’ ka filluar të shpërlahet. Vonesa që po i bëhet procesit, mund ta ndihmojnë zotin Berisha që të kaloj një lum, por jo oqeanin. Sipas procedurës është që nëse Berisha nuk i nënshtrohet kësaj mase sigurie atëherë prokurorët mund të kërkojnë një masë më të rënde dhe të shkojnë në parlament dhe masa më e rëndë mund të jetë “arresti në shtëpi” ose “arresti në burg”. Unë po them çfarë parashikon kodi. Nëse unë do të isha atje do të kërkoja një garanci pasurore jo më shumë se një Euro ndaj zotit Berisha sepse mund të ishte personi i fundit që do të largohej. Ajo çka ndodhi të Enjten në parlament ishte paralajmërimi i Berishës. Instrumentat tanë si gazetarë janë pak më të shpejtë. Nxore të Enjten që do të radikalizohej situata në parlament. Kjo është luftë kundër opozitës tha Berisha. Ai tha që unë jam opozita. SPAK nuk ka marrë nën hetim opozitën, por shtetasin Sali Berisha i cili që në momentin që emri i tij është regjistruar në regjistrin e çështjeve penale është i pandehur”
Por kjo fjalë e analistit Lorenc Vangjeli është kundërshtuar në studio ku gazetari Enton Abilekaj u shpreh: Kjo shpikja e Lorencit nuk ekziston. Të thuash që Berisha duhet të pranoj këtë se e pret diçka më e rëndë kjo është një pazar. Është logjik kjo. Të shkeli kushtetutën sot. Nuk ka negociatë me këto gjëra.
#Vangjeli #Nëse #Berisha #nuk #nënshtrohet #kësaj #mase #sigurie #prokurorët #mund #të #kërkojnë #edhe #arrestimin #tij