Aktualitet

Meg Ryan flet për largimin nga aktrimi

Meg Ryan ka folur së fundmi për largimin nga qendra e vëmendjes pas një sërë filmash të suksesshëm si ““Sleepless in Seattle” dhe “You’ve Got Mail”.

“Bëra një pushim sepse ndjeva sikur kishte shumë pjesë të tjera të përvojës sime si qenie njerëzore që doja të zhvilloja”, tha nëna e dy fëmijëve për People në një profil të ri.

Alumi “Kur Harry Met Sally” shtoi: “Është mirë ta mendosh atë si një punë dhe jo një mënyrë jetese. Dhe kjo është një mënyrë e shkëlqyer për mua.”


Djali i saj, Jack, 31 vjeç, të cilin e ndan me ish-burrin Dennis Quaid, dhe vajza Daisy, 18, të cilën ajo e adoptoi në vitin 2006, ishin gjithashtu arsyeja pse ajo donte të bënte një pushim.

Ryan më pas u ndal tek filmi i saj i ri “What Happens Later” duke treguar se ideja i erdhi gjatë COVID-19.

“Flet për dy njerëz që kanë “ngecur” me njëri tjetrin. “Është një udhëtim me shume situata dhe të papritura  mes tyre dhe shtron pyetjen: A do të përfundojnë bashkë në fund?Ata i thyen zemrat e njëri-tjetrit shumë kohë më parë”, tha Meg.

Filmi do të dalë në kinema më 3 nëntor.

 

#Meg #Ryan #flet #për #largimin #nga #aktrimi

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button