Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, automjeti përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar rreth orës 07:30 në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Velitern. Një mjet tip “Mercedes” ka dalë jashtë rruge, është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar, i cili i është kryer nga drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk janë regjistruar dëme njerëzore, por vetëm dëme materiale. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.


#Aksident #në #aksin #PogradecKorçë #automjeti #përfundon #në #kanal

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button