Sport

Fabrizio Corona tronditi Italinë me zbulimet e basteve: fotografi hetohet per shpifje të agravuar

Fabrizio Corona

Fabrizio Corona u regjistrua nga prokuroria e Milanos në regjistrin e të hetuarve për shpifje të agravuar. Hetimi është në lidhje me ankimimet e depozituara ditët e fundit nga Stephan El Shaaraëy dhe Nicolò Casale pas shpërthimit të çështjes së basteve. Dosja është në dorën e kryeprokurorit të Milanos, Marcello Viola dhe zv/prokurores Letizia Mannella, por nuk përjashtohet që të caktohet edhe një prokuror i tretë. Për momentin, për akuzat publike të bëra javën e kaluar në Striscia la Notizia dhe në gazetën Dillingerneës.it, është nën hetim vetëm ish-mbreti i paparacëve.

Corona me atë rast kishte përmendur emrat e mbrojtësit të Lazios dhe sulmuesit të Romës, si dhe atë të Federico Gatti. Në Prokurorinë e Milanos aktualisht nuk ka asnjë ankimim të paraqitur nga avokatët e mesfushorit të Inter, Nicolò Barella. Edhe ai u përfshi në këtë çështje nga një artikull në La Verità. Në ankimim, avokatët e sportistëve kërkojnë gjithashtu të eksplorojnë hipotezën e krimit të shpifjes dhe zbulimit të sekreteve. Gjithcka lidhet me raportet e dhëna nga Corona për skuadrën e lëvizshme të Torinos që hetonte çështjen e basteve.

ANKIMIMET E FUTBOLLISTËVE

“Megjithëse nuk jam i prirur të ekspozohem publikisht, reagimi im mund të jetë vetëm shumë i prerë. Ajo që ndodhi ishte krejtësisht një operacion famëkeq dhe, akoma më keq, kirurgjikisht i orkestruar”, shkroi El Shaaraëy në ankimimin e paraqitur së fundmi. “Për të mbrojtur veten, klubit me të cilin jam i lidhur dhe, në fund të fundit, futbollin italian – shpjegoi më tej lojtari verdhekuq – autorët e tij sigurisht që duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të largohen nga çdo iniciativë e ngjashme”.


Ankesa e Casale daton të enjten e kaluar. “Nicolò nuk ka vënë kurrë bast për një ngjarje sportive. E është e papranueshme presionit të cilit iu nënshtrua në bazë të fjalës së një krimineli të konfirmuar, të gatshëm të bëjë gjithçka për të pasur shikueshmëri mediatike”, shpjegoi avokati Guido Furgiuele.

#Fabrizio #Corona #tronditi #Italinë #zbulimet #basteve #fotografi #hetohet #shpifje #të #agravuar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button