Aktualitet

Seanca për masën e sigurisë ndaj Malltezit dhe Bektashit zhvillohet të hënën. Për Berishën ka pikëpyetje

Berisha Malltezi Bektashi

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, pritet të dalë gjatë së hënës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca pritet të zhvillohet rreth orës 13:30 minuta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe masa edhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Ata janë vënë nën akuzë për të ashtuquajturën e afera e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.


Ndërkohë, Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike. Ndaj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Lexo më tej: Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin” 

#Seanca #për #masën #sigurisë #ndaj #Malltezit #dhe #Bektashit #zhvillohet #të #hënën #Për #Berishën #pikëpyetje

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button