Life Style
“Kanë ardhur lodra me kriza identiteti”/ Kristi shigjeton banorët e rinj: Jeni futur të na argëtoni në të vjetërve

Futja e banorëve të rinj brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka ndryshuar të gjitha dinamikat, teksa i radhës që i ka sulmuar ka qenë Kristi.
Ai i ka konsideruar 4 banorët lodra, të konsumuar dhe pa ide, të cilët do të shërbejnë për të argëtuar banorët e vjetër brenda shtëpisë.
“Shumë mirë që kanë ardhur lodra për banorët e vjetër.Kanë ardhur lodra të pamotivuara që ne të mos mërzitemi. Ky nuk është ofendim. Kanë ardhur lodra për të lozur banorët e vjetër. Kanë ardhur njerëz pa ide të konsumuar që herën e parë, me shumë konfuzion, me kriza identiteti që nuk dinë si të sillen.”- tha Kristi.