Kryeministri Edi Rama takohet me Haradinaj, zbardhet takimi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
TIRANË- Haradinaj: Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.
#Kryeministri #Edi #Rama #takohet #Haradinaj #zbardhet #takimi
Lapsi