AktualitetDurresi Sot

“Gjejeni kush e ka vendosur eksplozivin”/ I shpëtoi atentatit me telekomandim, zbardhet dëshmia e mikut të ‘Rumit’ të Shijakut dhe shpërthen me thirrjen urgjente ndaj policisë

Atentati me telekomandim ndaj automjetit të ‘’mikut të Rumit’, i cili ishte dhe shënjestra e sulmit, por fatmirësisht nuk u lëndua.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Shkozet.Burime bëjnë me dije se në lidhje me atentatin që terrorizoi zonën janë shoqëruar 8 persona, ndërsa është marrë në pyetje ‘shënjestra’ e objektivit dhe familjarët e tij.

Në dëshminë e dhënë në polici, Aldi Mustafa, që thuhet se është mik i ‘Rrumit’ të Sukthit, ka mohuar faktin se kishte konflikte, duke shtuar se nuk e dinte se kush fshihej pas sulmit.

“Makinën e kam lënë të parkuar para shtëpisë gjithë natën. Nuk ka qenë makina në servis. Kur e mora makinën në drekë shpërtheu. Nuk e si kush e ka vënë lëndën plasëse. Media me ka ngatërruar keq me akuzat që më thonë. Është faji i gazetarëve që me veshin me ngjarje që nuk kam lidhje. Nuk kam konflikte. Gjejeni ju si polici kush e ka vendosur eksplozivin.”, tha ai para oficerëve.

Burimet nga policia thane se 37-vjecari ka qenë i përfshira në një plagosje në 2001 në zonën e plazhit dhe para një viti u arrestua me 3 armë zjarri, ngjarje për të cilat është gjykuar e dënuar. Ndërkohë, në lidhje me shpërthimin po hetohet në disa pista. Duke iu referuar hetimeve, shpërthimi i djeshëm ka të bëjë me një paralajmërim apo kërcenim ndaj tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button