Shëndeti

Rishi Sunak nga Tel Avivi: Britania e Madhe qëndron krah Izraelit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, është shprehur se sulmet e Hamasit më 7 Tetor ishin një akt i tmerrshëm terrorizmi, teksa përsëriti mbështetjen e Britanisë për Izraelin.

“Sulmet e Hamasit më 7 Tetor ishin një akt i papërshkueshëm dhe i tmerrshëm terrorizmi. Britania e Madhe qëndron në krah të Izraelit”, tha Sunak.

Kryeministri britanik, Sunak, e bëri deklaratën në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas mbërritjes në Izrael në aeroportin e Tel Avivit. Ai shtoi se pret takimet me zyrtarët e lartë izraelitë teksa shtoi se shpreson që ato të jenë takime që do të sjellin produktivitet.

“Pres me shumë padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak mbërriti në Izrael mëngjesin e sotëm për një vizitë 2-ditore në këtë rajon, ku pritet që të vizitojë edhe vende të tjera. Zyra e Kryeministrit britanik ka njoftuar se Sunak do të shprehë ngushëllimet për viktimat në Izrael dhe në Gaza si pasojë e sulmeve terroriste të Hamasit.

Sunak do të kërkojë një mundësi që të krijohet korridor humanitar për të dërguar ushqime në Gaza dhe që shtetasit britanikë që janë bllokuar aty të mund të largohen.

/a.r

#Rishi #Sunak #nga #Tel #Avivi #Britania #Madhe #qëndron #krah #Izraelit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button