Aktualitet
Sot seanca plenare, në rend dite votimi i disa projektligjeve, paralajmërimi i opozitës

Parlamenti do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, ku sipas rendit të ditës do të zhvillohet një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Inerpelanca është kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.
Demokratët kanë paralajmëruar qëndresë në seancën plenare të së enjtes, pas rrëzimit që mazhoranca i bëri tre kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, përbërjes së komisionit të reformës elektorale, si dhe përjashtimit të deputetëve nga punimet e Kuvendit.
#Sot #seanca #plenare #në #rend #dite #votimi #disa #projektligjeve #paralajmërimi #opozitës
Lapsi