Dy senatorë amerikanë takohen sot me Osmanin dhe Kurtin

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch do të takohen sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Ndërkaq, në ora 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Kurti. Është bërë e ditur se në të dy rastet do të ketë deklarim për media. Vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë e njoftoi vetë Shaheen në një postim në platformën “X” .
“Senatori Peter Welch dhe unë jami në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, shkruan Shaheen.
#senatorë #amerikanë #takohen #sot #Osmanin #dhe #Kurtin
Lapsi