Aktualitet

Kërkon betimin si kryebashkiak i Himarës, mbahet sot seanca gjyqësore për Belerin

Beleri: Më arrestuan si arrestohen terroristët

Këtë të enjte zhvillohet seanca e radhës e gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Pasi GJJKO dhe Gjykata e Durrësit shpallën moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, kërkesa i ka kaluar Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit do të vendosë se cila prej gjykatave do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit.

Seanca ka nisur rreth orës 09:00, ku e pranishme do të jetë dhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi. Beleri nga ana e tij e ka konsideruar mbajtjen në burg si politike. Belerit i është refuzuar 5 herë kërkesa për të dalë nga paraburgimi.


#Kërkon #betimin #kryebashkiak #Himarës #mbahet #sot #seanca #gjyqësore #për #Belerin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button