Sport

“Kemi ardhur për të fituar”: kapiteni Soucek kërcënon kuqezinjtë në vigjilje të përplasjes

Soucek

“Duhet vlerësuar çdo mundësi. Po të shënonim me goditjet standarte do të ishim të kënaqur. Por do të përqendrohemi te loja që në momentin që kemi topin të krijojmë dhe shfrytëzojmë sa më shumë rastet për shënim”. Strategji apo zgjedhje që para ndeshjes vlejnë jo shumë, duke qenë se janë në fushë që gjërat perceptohen më mirë. Tomas Soucek, kapiteni i Çekisë, në konferencën për shtyp të vigjiljes paralajmëroi kuqezinjtë se çekët nuk kanë ardhur për turizëm. “Për çfarë rezultati luajmë? Sinqerisht, kemi ardhur për të fituar – pohoi Soucek -. Edhe në ndeshjen e parë dëshira ishte shumë e madhe për të fituar, pavarësisht se shqiptarët ishin më aktivë në moment të caktuara. Më besoni që të gjithë djemtë janë të angazhuar maksimalisht për të fituar një ndeshje tjetër”.

Një detaj jo për tu anashkaluar, fakti që kuqezinjtë arrijnë të realizojnë gola spektakolarë. E megjithatë Soucek ka një zgjidhje: “Ekipi shqiptar e tregoi kualitetin që ka edhe në Çeki para tifozëve tanë. Kanë cilësi të veçanta, janë lojtarë që luajnë në kampionate të njohura europiane. Kjo na shërben për të qenë sa më të përgatitur për nesër. Sa u përket goditjeve nga larg, kemi portier të aftë dhe mendoj se do ia dalim nesër t’i ndalim.

Në fund komplimenti për Arenën Kombëtare, impianti ku do të luhet ndeshje: “Dua ta përgëzoj Shqipërinë për stadiumin, është me të vërtetë i bukur. Atmosfera është diçka që ne duhet të mundohemi ta kthejmë në avantazh për futbollin tonë. E dimë atmosferën që do jetë fantastike. Është atmosferë që përsonalisht e vlerësoj, e kam shumë qejf dhe mendoj se do të na motivojë më shumë”.


#Kemi #ardhur #për #të #fituar #kapiteni #Soucek #kërcënon #kuqezinjtë #në #vigjilje #të #përplasjes

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button